Milani shumë pranë marrëveshjes me Goretzkan, kuqezinjtë zgjedhin kë do largojnë mes Pulisic dhe Leaos
Gazetari italian Orazio Accomando ka zbuluar detaje të reja mbi planet e Milanit në merkaton e verës, duke përfshirë negociatat për Leon Goretzka dhe situatën e komplikuar të dy yjeve ofensivë, Rafael Leao dhe Christian Pulisic. Sipas Accomando-s, drejtuesit e Milanit kanë rreth dy muaj që po negociojnë me mesfushorin gjerman të Bayern Munich. “Rossonerët” i kanë ofruar Goretzkës një kontratë trevjeçare me vlerë 5.5 milionë euro në sezon, plus bonuse shtesë. Negociatat mes palëve po ecin pozitivisht, megjithatë mbetet ende për t’u zgjidhur çështja e bonusit të firmës, që konsiderohet pika kyçe për finalizimin e marrëveshjes. Sipas raportimeve, transferimi mund të realizohet edhe nëse largohet Luka Modrić. E ardhmja e Leao dhe Pulisic në dyshim Accomando foli edhe për situatën e Rafael Leaos dhe...
Burimi:
top-channel.tv