Milani në “hall” për trajner, Pochettino lë të hapur mundësinë për të drejtuar kuqezinjtë: Kam takuar njerëz nga klube të ndryshme, por…
Trajneri i kombëtares së Shteteve të Bashkuara, Mauricio Pochettino, ka lënë të hapur mundësinë e një transferimi te Milani pas përfundimit të Kupës së Botës, duke pranuar se përfaqësuesit e tij janë në kontakt me klube të ndryshme. Gjatë një konference për shtyp në Fayetteville të Georgia-s, ku SHBA po përgatitet për Botërorin që do të zhvillohet në vendin e saj, tekniku argjentinas u pyet drejtpërdrejt për zërat që e lidhin me stolin e kuqezinjve. “A kanë folur agjentët e mi me Milanin? Është e mundur, sepse ata duhet të bëjnë punën e tyre. Kontrata ime përfundon në korrik, pas Kupës së Botës. Natyrisht që marrim oferta dhe kam takuar njerëz nga klube të ndryshme, por këto janë vetëm biseda”, deklaroi Pochettino. Ish-trajneri i Tottenhamit,...
Burimi:
top-channel.tv