Milan, pozicioni i Allegrit në dyshim edhe me kualifikimin në Champions, përse trajneri toskan mund të bëjë një hap prapa

Milan, pozicioni i Allegrit në dyshim edhe me kualifikimin në Champions, përse trajneri toskan mund të bëjë një hap prapa

Objektivi është thuajes i arritur, por e ardhmja mbetet një rebus. Massimiliano Allegri po e rikthen Milanin në Ligën e Kampioneve, por kjo mund të mos mjaftojë që ai të qëndrojë në pankinën kuqezi edhe sezonin e ardhshëm. Me fitoren në Marassi ndaj Genoas, Milani thuajse e ka blinduar një vend mes 4 më të mirave të kampionatit; mjafton të fitojë ndeshjen me Cagliarin të dielën në San Siro për të pasur sigurinë matematikore. Dhe me pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve në xhep do të bëhej edhe rinovimi automatik i kontratës së Allegrit me rritje të pagës që do të shkojë në 6 milionë euro në vit deri në 2028. Për këtë arsye është e pamundur që Cardinale të vendosë të shkarkojë trajnerin livornez, pasi...