Milan, pa Allegrin dhe Igli Taren, edhe Maignan është në dyshim, Chelsea monitoron

Milan, pa Allegrin dhe Igli Taren, edhe Maignan është në dyshim, Chelsea monitoron

Vendi i pestë dhe si pasojë dështimi në kualifikimin për në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm pati një efekt të vërtetë domino te Milani që pritet të përjetojë një verë shumë të nxehtë me një revolucion në horizont. Pas lamtumirës së bërë publikisht nga Rafael Leao, një tjetër lider i skuadrës kuqezi duket se do të vërë në diskutim qëndrimin e tij te Milani; Mike Maignan. Portieri francez po mendon seriozisht për të ardhmen e tij, sa agjentët e tij kanë nisur punën për të studiuar merkaton dhe për të kuptuar se cilët klube kanë fuqinë ekonomike për të hyrë në tratativat për të. Situata rreth Maignan është paradoksale nëse mendon se në 31 janar, Milani njoftoi me të madhe rinovimin e kontrarës...