Milan-Juventus, precedentët mes Allegrit dhe Spalletit janë në ekuilibër, por ai shtrëngim duarsh…

Milan-Juventus, precedentët mes Allegrit dhe Spalletit janë në ekuilibër, por ai shtrëngim duarsh…

Supersfida mes Milanit dhe Juventusit që do të luhet mbrëmjen e së dielës ka brenda saj edhe përballjen mes dy trajnerëve, Massimiliano Allegrit dhe Luciano Spallettit. Ajo në San Siro do të jetë përballja e 16 mes tyre dhe precedentët flasin për ekuilibër me Spallettin që ka 6 fitore kundrejt 5 sukseseve të kolegut të tij, ndërsa 4 ndeshje janë mbyllur në barazim. Përballja e fundit mes Allegrit dhe Spallettit daton në 23 prill të 2023 kur Napoli i Spallettit fitoi 1-0 ndaj Juventusit të Allegrit. Sfida paraardhëse ishte ajo e fitores së thellë 5-1 e Napolit ndaj bardhezinjve që do të kujtohet edhe për skenën në fundin e sfidës. Pas fërshëllimës së fundit të arbitrit, Allegri shkoi direkt në dhomat e zhveshjes dhe i...