Media turke i kthehet avazit: Çalhanoglu dëshiron Galatasaray
Hakan Çalhanoglu po dëgjon sërish sirenat turke në lidhje me të ardhmen e tij. Mesfushori ka me Interin një kontratë deri në 2027 por prej kohës emri i tij është i lidhur me atë të Galatasaray, teksa është folur shumë për mundësinë e një transferimi të tij te kampionët e saposhpallur të Turqisë. Teksa sezoni u mbyll dhe pritet hapja e merkatos së transferimeve, këto zëra janë shfaqur sërish dhe janë përsëri mediat turke që këmbëngulin. Gjithnjë sipas asaj që publikohet në Turqi, Çalhanoglu ka ndërmend të transferohet te Galatasaray për të kurorëzuar ëndrrën e tij dhe është gati që të pranojë një reduktim të pagës nga 6.5 në 5 milionë euro në mënyrë që të lehtësojë transferimin e tij Gjithnjë sipas medias turke, Interi...
Burimi:
top-channel.tv