Lukaku befason: Ndihem ende një futbollist i Napolit, kam edhe një vit kontratë

Lukaku befason: Ndihem ende një futbollist i Napolit, kam edhe një vit kontratë

Pavarësisht vështirësive në muajt e fundit te Napoli dhe kohës së gjatë të qëndrimit në Belgjikë për t’u rikuperuar për Botërorin e kësaj vere, Romelu Lukaku befason me deklaratën e tij teksa thekson se është ende i lidhur me skuadrën napoletane. ‘Dashuria ime për Napolin mbetet e paprekur-tha Lukaku në një intervistë të dhënë për median belge Nieuwsblad –kam edhe një vit në kontratën time me klubin dhe jam një futbollist i kësaj skuadre. Nuk jam tip që të kërkoj të largohem. Me Napolin gjithçka shkon mirë, nuk ka probleme’ Sipas Lukakut, mediat italiane e tepruan me mënyrën si trajtuan atë çfarë ndodhi dhe kjo e bezdisi sulmuesin. ‘Mediat në Itali e ekzagjeruan, jam pak i bezdisur-shtoi Lukaku-nuk erdha në Belgjikë për pushime, synimi im...