Lautaro Martinez vihet nën shënjestrën e Barcelonës…përsëri
Lautaro Martinez vihet përsëri në shënjestrën e Barcelonës. Klubi katalanas e sheh kapitenin e Interit si profilin ideal të repartit të sulmit te skuadra blaugrana për karizmën e tij dhe për nuhatjen që ka për golin nëse nuk do të mund të arrijë dot e Julian Alvarez. Sipas Cadena Ser në Spanjë, argjentinasi është në listën e dëshirave të kampionëve të Spanjës së bashku me Joao Pedron nëse Barcelona nuk ia del të bindë Atletico Madrid që të lejojë transferimin në Camp Nou të sulmuesit argjentinas. Por Barcelona po punon edhe për prapavijën dhe vazhdon të jetë e interesuar për Alessandro Bastonin në një operacion financiar që kërkon shpenzime të mëdha edhe pse për të financuar gjithçka, klubi katalanas është gati të sakrifikojë emra të...
Burimi:
top-channel.tv