Kaos te Milani, Tare kundër drejtuesve dhe pronarëve të kuqezinjve, bën “Like” dhe më pas e heq!
Deklaratat e Fedele Confalonierit, të ndërthurura me reagimin në rrjetet sociale të Igli Tares, konfirmojnë atmosferën e tensionuar brenda klubit të Milanit. Pas humbjes së rëndë ndaj Sassuolos, kuqeztit po kalojnë një moment kyç dhe mjaft të pasigurt të sezonit. Prezantimi i librit të Carlo Pellegattit, “50 ndeshje, emocione të pafundme: Milani”, shërbeu si skenë për një akuzë të ashpër ndaj drejtuesve aktualë të “Djallit”. Fedele Confalonieri shprehu hapur pakënaqësinë e tij për mënyrën se si po menaxhohet klubi. Confalonieri “pa doreza” ndaj Cardinales dhe Furlanit Komentet e presidentit të Mediaset, të raportuara nga Sportitalia, ishin goditje të drejtpërdrejta. Lidhur me Gerry Cardinalen, Confalonieri ishte i prerë: “Çfarë i intereson atij të fitojë?”, duke vënë në dyshim dëshirën e fondit RedBird për sukses sportiv. Edhe më...
Burimi:
top-channel.tv