Jo vetëm ‘trokitje’; Në sallën VAR kodi sekret ishte ‘Gioca Jouer’

Jo vetëm ‘trokitje’; Në sallën VAR kodi sekret ishte ‘Gioca Jouer’

‘Trokitje’ dhe jo vetëm. Në sallën VAR ndodhte pak nga të gjitha gjatë ndeshjeve. Sipas asaj që zbulohet nga ai që nuk e kishte për zemër punën e Gianluca Rocchi, ka pasur një lloj kodi sekret, një metodë që përfshinte gjeste dhe sinjale për të bërë sugjerime arbitrave në sallën VAR si të silleshin në raste të caktuara. Sipas asaj që publikohet te ‘La Repubblica’, dikush e pëkufizonte me termin “Gioca Jouer” duke iu referuar këngës së famshme të Claudio Cecchetto. Kështu një dorë e ngritur lart do të thoshte ‘mos ndërhy’, grushti i mbyllur do të thoshte ‘është e nevojshme që të ndërhyhet’. Praktikisht Rocchi drejtonte sallën VAR edhe pse sipas rregullores nuk mund ta bënte një gjë të tillë si ‘i jashtëm’ . ...