‘Ishin vite intensive dhe me plot emocione’/ Elseid Hysaj i thotë lamtumirë Lazios pas 5 sezonesh

‘Ishin vite intensive dhe me plot emocione’/ Elseid Hysaj i thotë lamtumirë Lazios pas 5 sezonesh

Elseid Hysaj mbyll aventurën e tij me skuadrën e Lazios. Pas 5 vitesh, mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe klubi roman ndajnë rrugët mes tyre.  Elseid Hysaj iu drejtua rrjeteve sociale për të përshëndetur Lazion dhe tifozët përmes një mesazhi emotiv teksa deklaroi largimin e tij nga bardhekaltrit. ‘Pas 5 vitesh me këtë fanelë erdhi momenti për t’u përshëndetur. Kanë qenë vite intensive, plot me emocione, momente shumë të bukur dhe të tjerë më të vështirë, por gjithnjë kam dhënë gjithçka me profesionalizëm dhe respekt deri në ditën e fundit. Dua të falenderoj shokët e mi të skuadrës, një grup i vërtetë, i përbërë nga djem të jashtëzakonshëm me të cilët kam ndarë shumë momente brenda dhe jashtë fushe. Një falenderim special edhe për të gjithë...