Interi me sytë nga finalja e Europa League, zikaltrit mendojnë për transferimin e ekspertit të penalltive

Interi me sytë nga finalja e Europa League, zikaltrit mendojnë për transferimin e ekspertit të penalltive

Finalja e Europa League mes Aston Villa dhe Freiburg pritet të jetë një përballje spektakolare, edhe pse në letër anglezët konsiderohen favoritë. Ndeshja do të luhet më 20 maj në Tüpraş Stadium, shtëpia e Beşiktaş. Megjithatë, vëmendja e shumë klubeve të mëdha evropiane është përqendruar te portieri i Freiburgut, Noah Atubolu, i cili konsiderohet një nga talentet më premtues në futbollin gjerman. 22-vjeçari është bërë titullar i padiskutueshëm që nga sezoni 2023-24, kur zëvendësoi Mark Flekken. Me reflekse të jashtëzakonshme dhe aftësi të spikatura në pritjen e penalltive, Atubolu ka tërhequr interesin e Interit, që po monitoron situatën e tij për merkaton e verës. Sipas raportimeve, Freiburg kërkon rreth 20 milionë euro për kartonin e portierit, kontrata e të cilit skadon pas një viti. I...