Inter, shqetësim për Calhanoglu; probleme në këmbën e majtë, finalja e Coppa Italia në rrezik
Udhëhoqi Interin në përmbysjen ndaj Comos në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Italisë duke shënuar një dygolësh dhe dhënë një asist te Sucic, por tani Hakan Calhanoglu rrezikon të humbasë aktin final të këtij kompeticioni kundër Lazios i planifikuar të luhet në 13 maj në Olimpico të Romës. Mesfushori turk po përballet sërish me një problem muskular. Sipas një komunikate të bërë nga Interi, Calhanoglu paraditen e kësaj të hëne iu nënshtrua ekzaminimeve në Institutin Klinik Humanitas të Rozzanos të cilat evidentuan një tendosje muskulare në këmbën e majtë dhe se situata e tij do të vlerësohet në ditët në vijim. ‘Calhanoglu nuk ishte mirë’-deklaroi trajneri i Interit, Cristian Chivu pas barazimit me Torinon teksa shpjegoi vendimin e tij për të lënë mesfushorin gjatë...
Burimi:
top-channel.tv