Iluzioni i pushtetit në “Casa Milan”, pse Igli Tare nuk është arkitekti i dështimit, por viktima e sistemit

Iluzioni i pushtetit në “Casa Milan”, pse Igli Tare nuk është arkitekti i dështimit, por viktima e sistemit

Në orët e fundit, selia e Milanit është kthyer në një sallë gjyqi mediatik ku gishtat drejtohen tek hallka që duket më e pambrojtur në zinxhirin komandues të RedBird: Igli Tare. Ndërkohë që Gerry Cardinale peshon vendimet e tij përfundimtare për të ardhmen e klubit, po serviret një narrativë që e ngarkon Drejtorin Sportiv shqiptar me faje që, pas një analize të ftohtë të fakteve dhe shifrave, thjesht nuk i përkasin. Të bësh përgjegjës Igli Taren për situatën aktuale të Milanit do të thotë të injorosh thelbin e problemit: organigramën disfunksionale dhe anarkinë vendimmarrëse të ndërtuar nga vetë pronësia. Një drejtor në “Kafaz të Artë” Për të vlerësuar punën e një drejtuesi, duhet parë fillimisht hapësira që i jepet. Çfarë gjeti apo çfarë iu ofrua...