Ibrahimovic merr në dorë situatën te Milani, ish-sulmuesi gati të takohet në Londër me trajnerin spanjoll

Ibrahimovic merr në dorë situatën te Milani, ish-sulmuesi gati të takohet në Londër me trajnerin spanjoll

Milani ka nisur një fazë të re ndryshimesh të thella në klub, pas largimeve të Massimiliano Allegrit, Igli Tares, Giorgio Furlanit dhe Geoffrey Moncadës. Tashmë fokusi i drejtuesve kuqezi është rindërtimi i skuadrës dhe zgjedhja e trajnerit të ri. Sipas mediave italiane, pronari Gerry Cardinale i ka besuar Zlatan Ibrahimovic menaxhimin e projektit teknik, ndërsa lëvizja e parë e suedezit pritet të jetë emërimi i trajnerit të ri të Milanit. Në orët në vijim, Ibrahimovic do të zhvillojë një takim në Londër me trajnerin spanjoll Andoni Iraola, i cili konsiderohet favorit për të marrë drejtimin e kuqezinjve. Në takim do të jetë i pranishëm edhe vetë Cardinale. Iraola vjen pas një periudhe shumë pozitive te Bournemouth, ku arriti të siguronte vendin e gjashtë në Premier...