Federata Italiane nën administrim/ UEFA paralajmëron, rrezikohet Euro 2032 dhe klubet jashtë kompeticioneve evropiane
Kaosi që ka pushtuar botën arbitrare mund të ketë pasoja të rënda edhe në Federatën Italiane të Futbollit që po përjeton një moment dramatik. Skandali që ka shpërthyer rreth figurës së Gianluca Rocchi, duket se ka bërë që edhe qeveria italiane të humbasë durimin me ministrin e sporteve Andrea Abodi që është gati të ndërhyjë vetë. Hipoteza e vënies nën administrim të Federatës Italiane të Futbollit po merr gjithnjë e më shumë kuotë me politikën që është gati të vendosë një person të besuar për të qartësuar gjërat dhe të vendosë rregull në botën e futbollit italian. Për momentin, ende nuk ka konfirmime, por përshtypja është se shumë shpejt nga lart do të caktohet një komisioner, qoftë edhe për të drejtuar Federatën deri në datën...
Burimi:
top-channel.tv