Fabio Capello dhe hetimet për arbitrat: Një tjetër veprimtari e paligjshme pas Calciopoli, do të ishte e rëndë

Fabio Capello dhe hetimet për arbitrat: Një tjetër veprimtari e paligjshme pas Calciopoli, do të ishte e rëndë

Tërmeti që ka rënë mbi botën arbitrare në ditët e fundit është komentuar edhe nga Fabio Capello në një intervistë të dhënë për ‘Corriere Della Sera’. Ish trajneri i Milanit, Romës dhe Juventus preferoi të shfaqej i kujdesshëm në lidhje me të gjithë këtë histori. ‘Do të doja të isha i kujdesshëm sepse ish dezinjatori është vetëm nën hetim-tha Capello-duhet të presim përpara se të arrijmë në konkluzione të nxituara, shpresa ime është që kjo akuzë për pjesëmarrje në mashtrim sportiv të mos jetë e vërtetë. Një veprim tjetër i paligjshëm pas Calciopoli 2006, do të ishte diçka e rëndë’ Për Capellon futbolli italian është tashmë në një krizë në aspektin sportiv dhe nëse vërtetohen këto akuza të fundit do të ishte diçka shumë e...