E bujshme në Itali/ Shefi i Arbitrave, Rocchi hetohet për bashkëpunim në mashtrim sportiv; hije dyshimi për sezonin 2024-25

E bujshme në Itali/ Shefi i Arbitrave, Rocchi hetohet për bashkëpunim në mashtrim sportiv; hije dyshimi për sezonin 2024-25

Futbolli italian nuk gjen qetësi. Tani kanë shpërthyer polemikat për Shoqatën e Arbitrave dhe më konkretisht, shefin Gianluca Rocchi që ka marrë njoftimin se është nën hetim nga autoritetet italiane. Mësohet se hetimet përqendrohen te sezoni i kaluar 2024/25 dhe dyshohet se krimi është i njëjti si 20 vite më parë kur shpërtheu ‘Calciopoli’ që tronditi të gjithë sistemin e futbollit në vendin e Apenineve. Misteri në Udinese-Parma. Episodi rreth të cilit është hetimi ka të bëjë me ndeshjen mes Udineses dhe Parmës. Në sallën VAR analizohen imazhet për një penallti të mundshme për prekje të topit me dorë. ‘Nuk më duket jashtë siluetës, shikoje pozicionin e krahut më duket se është te trupi’-ishte leximi i Daniele Paterna që dukej se nuk ishte për akordimin...