Çmimet e Serie A/ Lojtari më i mirë shpallet Dimarco, dominon Interi, Milani nuk ‘shkëlqen’ askund

Çmimet e Serie A/ Lojtari më i mirë shpallet Dimarco, dominon Interi, Milani nuk ‘shkëlqen’ askund

Serie A ka zyrtarizuar fituesit e çmimeve individuale për sezonin 2025/26, me mbrojtësin e Inter, Federico Dimarco, që është shpallur lojtari më i mirë i kampionatit. Dimarco zhvilloi një sezon fantastik me kampionët e Italisë, duke regjistruar 34 paraqitje, 6 gola dhe plot 17 asistime, statistikë që e bëri një nga lojtarët më vendimtarë të sezonit. Çmimi për portierin më të mirë shkoi për Mile Svilar të Roma, i cili zhvilloi 37 ndeshje dhe mbajti portën të paprekur në 17 prej tyre. Në repartin defensiv u vlerësua Marco Palestra i Cagliari, me 36 paraqitje, 1 gol dhe 4 asistime gjatë sezonit. Mesfushori më i mirë u shpall Nico Paz i Como, falë një sezoni mbresëlënës me 12 gola dhe 7 asistime në 35 ndeshje. Në...