Barcelona heq dorë nga Bastoni, por përgatit sulmin për Cambiason e Juventusit
Barcelona hidhet në sulm për Andrea Cambiaso me klubin katalanas që kaloi nga një interes i thjeshtë për futbollistin e Juventusit te një tratativë paraprake që mund të intensifikohet në javët e ardhshme. Cambiaso prej kohësh pëlqehet nha trajneri i katalanasve, Hansi Flick për dobishmërinë dhe inteligjencën taktike të tij. Trajneri gjerman që sapo ka rinovuar me Barcelonën deri në 2028 e konsideron Cambiason si elementin e duhur për futbollin e tij dhe të vetë skuadrës blaugrana. Pas një kontakti eksplorativ me agjentët e futbollistit, pritet lëvizja zyrtare e Barcelonës. Drejtuesit e Juventusit, ndryshe nga sa bënë përpara një viti e gjysmë me Manchester City është gati të dëgjojë ofertat për Cambiaso, sidomos nëse Zonja e Vjetër do të dështojë në objektivin e saj për...
Burimi:
top-channel.tv