Serena Williams eliminohet që në raundin e parë, Zverev debuton me fitore në Wimbledon

Serena Williams eliminohet që në raundin e parë, Zverev debuton me fitore në Wimbledon

1 Korrik 2026 9:00 Telesport Janë mbyllur në Londër ndeshjet e raundit të garë të grand slam-it të Wimbledon, turneu më i rëndësishëm i fushave me bar. Legjenda Serena Williams, e rikthyer pas 4 vitesh, u mund 2-1 që në raundin e parë nga Maya Joint. Një biletë për në raundin e dytë siguron tenistja amerikane Emma Navarro si dhe ajo çeke Karolina Pliskova, ndërkohë që janë eliminuar Elina Svitolina e Paula Badosa. Vuan disi por fiton 2-1 polakja Iga Swiatek, ndërkohë që kualifikohen edhe italiania Jasmine Paolini, grekja Maria Sakkari dhe amerikania tjetër Madison Keys. Te meshkujt, debutim i vështirë për gjermanin Alexander Zverev. Numri 3 në botë dhe fitues i Roland Garros një muaj më parë, mundi 3-2 Alexander Blockx. Më tej avancojnë...