Rritje page ose mund të largohet me zero para! Vinicius Junior hap probleme të mëdha te Real Madrid
Edhe pse Vinicius Junior ka qenë një nga fytyrat kryesore të Real Madridit për vite me radhë, negociatat rreth kontratës së tij të re po shndërrohen në një problem serioz për klubin mbretëror. Sipas informacionit të dhënë nga mediat spanjolle, Real Madridi dhe ylli brazilian nuk arritën një marrëveshje përfundimtare për zgjatjen e bashkëpunimit edhe pas pothuajse dy vitesh bisedimesh.Situata është bërë veçanërisht e ndjeshme sepse Vinicius po hyn në një periudhë kur klubi duhet të marrë një vendim kyç – ose do të pranojë kërkesat e tij financiare ose do të rrezikojë të humbasë një nga lojtarët më të rëndësishëm të projektit në të ardhmen. Thuhet se Real Madridi i ofroi brazilianit një kontratë të re pesëvjeçare me vlerë rreth 20 milionë euro neto...
Burimi:
sportekspres.com