Rritje page dhe kontratë deri në vitin 2030, Napoli kërkon të sigurojë mesfushorin që i dha titullin

Rritje page dhe kontratë deri në vitin 2030, Napoli kërkon të sigurojë mesfushorin që i dha titullin

15 Prill 2026 12:20 Telesport Napoli ka vendosur të sigurojë Scott McTominay, duke filluar negociatat për një rinovim kontrate që të jep erë një premtimi besnikërie afatgjatë. Qëllimi i klubit është të zgjasë kontratën aktuale (skadon në vitin 2028) me të paktën një vit shtesë, me një opsion të hapur deri në vitin 2030. Me kontratën e re, klubi i garanton skocezit një rritje të ndjeshme të pagës nga 3 milionë eurot neto që ai fiton aktualisht. Edhe pse ende nuk ka një datë zyrtare për takimin vendimtar, menaxhmenti napolitan është i etur për të finalizuar marrëveshjen. Ideja është që marrëveshja të përfundojë para verës dhe fillimit të Kupës së Botës. Kjo do t’i jepte mundësi klubit dhe trajnerit të siguronte një nga gurët e...