“Ronaldo do t’i japë lamtumirën kombëtares së Portugalisë pas Botërorit”

“Ronaldo do t’i japë lamtumirën kombëtares së Portugalisë pas Botërorit”

Epoka e Cristiano Ronaldos me fanellën e kombëtares së Portugalisë duket se po i afrohet fundit. Sipas motrës së tij, Kátia Aveiro, Botërori 2026 do të jetë turneu i fundit i legjendës portugeze me ekipin kombëtar. Vetëm pak orë para sfidës së Portugalisë ndaj Kroacisë në Toronto (sot 01:00), Kátia Aveiro bëri një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e opinionit sportiv. “Sipas informacionit që kam, ai mund t’i thotë lamtumirë kombëtares. Jo sot, por besoj se kjo është përshëndetja e fundit. E kam fjalën për kombëtaren e Portugalisë. Sipas një burimi të besueshëm, Botërori do të jetë ‘vallja e fundit’ e tij”, u shpreh ajo për Sport TV. Nëse ky skenar konfirmohet, Ronaldo do ta mbyllë karrierën ndërkombëtare si futbollisti me më shumë paraqitje në historinë e Portugalisë,...