Ronaldo dhe Roberto Carlos, gati të blejnë Interin… në Brazil
23 Korrik 2026 13:18 Alfred Lleshi Dy legjenda të futbollit botëror, Ronaldo dhe Roberto Carlos, janë pranë nisjes së një aventure të re si drejtues klubesh. Roberto Carlos konfirmoi se, së bashku me ish-shokun e tij te kombëtarja braziliane, po përgatitet të blejë Inter de Limeira, skuadrën kryesuese të Serie C, kategoria e tretë e futbollit brazilian. Në një intervistë për “Globo”, ish-mbrojtësi deklaroi: “Unë dhe Ronaldo po blejmë Inter de Limeira së bashku me Enrico dhe dy partnerë të tjerë, një investitor afrikan dhe një arab. Duam të rikthehemi të investojmë gradualisht në futbollin rajonal, në mënyrë që këto klube jo vetëm të vazhdojnë të nxjerrin lojtarë të mëdhenj për kombëtaren braziliane, por edhe të riorganizohen dhe të rriten nga ana strukturore”. Ky projekt...
Burimi:
telesport.al