Roland Garros/ Një adoleshent i jep leksion dhe eliminon Djokovic, kualifikohen Zverev e Swiatek

Roland Garros/ Një adoleshent i jep leksion dhe eliminon Djokovic, kualifikohen Zverev e Swiatek

30 Maj 2026 8:31 Telesport Pas Jannik Sinner i ka thënë lamtumirë grand slam të Roland Garros edhe serbi Novak Djokovic. Numri 4 në botë u mund 3-2 me përmbysje nga braziliani Joao Fonseca (4-6, 4-6, 6-3, 7-5, 7-5). Edhe pse Djokovic udhëhiqte 2-0 me sete nuk arrin të fitojë, me 18-vjecarin brazilian që përmbys shifrat dhe arrin fitoren e ëndrrave, duke avancuar në raundin e tretë të turneut parizien. Një biletë për më tej siguroi edhe gjermani Alexander Zverev, numri 3 në botë, që mundi 3-1 Quentin Halys. Kualifikohen edhe norvegjezi Casper Ruud e rusi Andrey Rublev. Te femrat, në raundin e tretë avancon polakja Iga Swiatek, që mundi 2-0 Magda Linette. Pa probleme fitojnë e kualifikohen edhe Mirra Andreeva, Belinda Bencic dhe Eloina...