Rodri mes dy zjarreve/ Reali ka avantazhin, por Barcelona nuk dorëzohet
E ardhmja e Rodrit ka ndezur një tjetër përplasje mes gjigantëve të futbollit spanjoll. Real Madridi vijon të konsiderohet destinacioni më i mundshëm për mesfushorin e Manchester Cityt, ndërsa Barcelona po vlerëson një lëvizje të fundit për ta afruar në “Camp Nou”. Sipas raportimeve nga mediat angleze dhe spanjolle, Manchester City ka vendosur për momentin në pritje negociatat me Real Madridin, duke shpresuar se interesimi i disa klubeve mund të krijojë një garë që do të rrisë vlerën e kartonit të lojtarit. Çmimi i Rodrit aktualisht vlerësohet mes 60 dhe 75 milionë eurove, ndërsa drejtuesit e klubit anglez po përgatiten edhe për skenarin e largimit të tij, pas afrimit të disa përforcimeve në repartin e mesfushës. Sipas raportimeve nga Spanja, Real Madridi ka avancuar ndjeshëm...
Burimi:
ntv.al