Puthja “virale” e Botërorit ka një histori vdekjeje dhe ringjalljeje: “Përgatitën funeralin tim, por…”
Ståle Solbakken, trajneri i Norvegjisë, e festoi 3-2 e skuadrës së tij kundër Senegalit dhe kualifikimin për në 1/8 finale duke u ngjitur në tribunë për të puthur me pasion bashkëshorten e tij Anniken. Në lidhje me puthjen e tij “virale”, trajneri norvegjez pranoi se “nuk e dija se ku ishte vendosur, kështu që më duhej të gjeja mënyrën për t’u ngjitur në tribuna”. Pas ndeshjes, Solbakken vlerësoi Erling Haaland, i cili shënoi dy nga tre golat e Norvegjisë kundër Senegalit. “Humbi një rast shumë të pastër, mund të kishte shënuar edhe më shumë gola”, – ironizoi ai me një buzëqeshje. Ståle Solbakken pranoi se minutat e fundit ishin një “makth” i vërtetë për shkak të lodhjes fizike dhe presionit të Senegalit: “E rëndësishme është që tashmë...
Burimi:
telesport.al