Pushimet e Georgina Rodríguez në Mallorca mahnisin fansat, mes zërave për martesën me CR7 (fotot)
Mes spekulimeve se Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez mund të martohen së shpejti, modelja dhe sipërmarrësja ka tërhequr vëmendjen me fotografitë mahnitëse nga pushimet në Mallorca. Në Instagram, ajo publikoi imazhe nga ujërat kristal të ishullit, plazhet e fshehura dhe jahti luksoz i familjes, duke marrë miliona pëlqime dhe mijëra komente. Një nga fotot e tregon Georginën duke pushuar në një plazh me guralecë, i rrethuar nga shkëmbinj me nuanca të kuqe dhe krem, ndërsa të tjera pasqyrojnë bregdetin spektakolar të ishullit. Në vend që të komentonte zërat për martesën, Georgina e shoqëroi postimin me mbishkrimin “Shinrin-yoku”, një shprehje japoneze që do të thotë “banjë pylli”, praktikë që nxit lidhjen me natyrën dhe qetësinë. Çifti, së bashku që nga viti 2016, nuk i ka konfirmuar...
Burimi:
telesport.al