Daniele De Rosi i thur elozhe mbrojtësit Mario Mitaj, kurse Simoni zhgënjen te Lugano

Daniele De Rosi i thur elozhe mbrojtësit Mario Mitaj, kurse Simoni zhgënjen te Lugano

Adriatik BALLA Lojtarët e Kombëtares kanë nisur të ndryshojnë ambient, të paktën ata që nuk kishin kontrata të sigurta me klubet e mëparshme dhe në nga lojtarët që ka lëvizur së fundmi është mbrojtësi Mario Mitaj, lojtar që ka zgjedhur të vazhdojë karrierën në Serie A italiane. Ai është prezantuar te Xhenoa dhe në median sportive fliten fjalë të mira për këtë transferim. Në fakt, Mario Mitaj ka marrë vlerësime maksimale nga trajneri i Xhenoas, Daniele De Rosi, vetëm pak ditë pas transferimit të tij te skuadra italiane. Pas ndeshjes miqësore ndaj Leicesterit, tekniku italian foli për mediat dhe u ndal te mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, duke e cilësuar si një futbollist me cilësi të larta, i aftë për të rritur nivelin e ekipit. “Ai...