E bujshme në merkato, Mohamed Salah zgjedh Trabzonsporin. Klubi fton tifozët në pritjen madhështore

E bujshme në merkato, Mohamed Salah zgjedh Trabzonsporin. Klubi fton tifozët në pritjen madhështore

5 Gusht 2026 8:22 Alfred Lleshi Mohamed Salah ka marrë vendimin për të ardhmen e tij. Pas viteve të lavdishme me Liverpool-in, ylli egjiptian do ta vazhdojë karrierën te Trabzonspori. Sulmuesi u largua si lojtar i lirë nga klubi anglez dhe ishte në dispozicion pa kosto transferimi, ndërsa skuadra turke përfitoi nga tërheqja e Beşiktaşit për të mbyllur një nga goditjet më të bujshme të merkatos. Klubi turk e konfirmoi lajmin me një komunikatë zyrtare, duke iu bërë thirrje tifozëve të jenë të pranishëm për ta pritur 33-vjeçarin: “Njoftim për tifozët e Trabzonsporit. Futbollisti profesionist Mohamed Salah, me të cilin kemi nisur bisedimet për transferimin, do të mbërrijë të mërkurën, më 5 gusht, në orën 12:00 në terminalin e aviacionit të përgjithshëm të Aeroportit Atatürk në...