Shkeljet në tenderët e shëndetësisë nuk ndalen, abuzime të tjera në spitalet e Shkodrës dhe Lushnjës
Problemet me procedurat e prokurimit në sektorin e shëndetësisë vijojnë të përsëriten, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi respektimin e legjislacionit dhe kontrollin e fondeve publike. Pas rasteve të raportuara më herët nga Ekofin në spitalin “Shefqet Ndroqi”, Spitalin Psikiatrik të Elbasanit dhe Spitalin Rajonal të Durrësit, Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ka evidentuar shkelje të tjera, këtë herë në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe në Drejtorinë e Spitalit “Ihsan Çabej” në Lushnjë. Dy vendimet e publikuara nga APP tregojnë se problematikat nuk janë të izoluara, por po shfaqen në institucione të ndryshme të sistemit shëndetësor publik, duke dëshmuar dobësi të vazhdueshme në administrimin e procedurave të prokurimit. Në rastin e Spitalit Rajonal të Shkodrës, APP zhvilloi monitorimin e një kontrate furnizimi pas një ankese të...
Burimi:
gijotina.com