Konfirmohet miqësorja e radhës, dy ekipet që pretendojnë titullin në Superiore masin forcat në “Elbasan Arena”

Konfirmohet miqësorja e radhës, dy ekipet që pretendojnë titullin në Superiore masin forcat në “Elbasan Arena”

Me afrimin e fillimit të sezonit të ri në Superiore, Partizani ka nisur të matë forcën e tij përballë rivalëve të kampionatit. Skuadra e drejtuar nga Florin Bratu do të zhvillojë një miqësore të rëndësishme, e cila pritet të japë një ide më të qartë për gjendjen fizike dhe taktike të ekipit. Trajneri rumun ka kërkuar një kundërshtar me peshë përpara nisjes së garave zyrtare dhe drejtuesit kanë siguruar një përballje me Elbasanin, një skuadër që pritet të jetë ndër ekipet konkurruese në sezonin e ri. Elbasani, pas përfundimit të angazhimit në arenën europiane, ka vijuar punën për përgatitjen e skuadrës me objektiva të qarta për kampionatin. Verdheblutë synojnë të jenë sërish një rival i fortë për zonat e larta të renditjes dhe për një...