PSG gjen te Barcelona zëvendësuesin ideal të Marquinhos, ka klauzolë largimi 500 milionë euro

PSG gjen te Barcelona zëvendësuesin ideal të Marquinhos, ka klauzolë largimi 500 milionë euro

28 Qershor 2026 21:27 Telesport Përveç transferimit të emrave “big”, PSG është gjithmonë e vëmendshme ndaj talenteve të reja. “L’Equipe” zbulon se PSG ka piketuar Pau Cubarsin si zëvendësuesin ideal të Marquinhos. Braziliani 32 vjeç tashmë, nuk është më në formën e dikurshme dhe po shkon drejt perëndimit të karrierës në nivel elitar, ndaj lind nevoja për një zëvendësues të denjë. Në anën tjetër, Cubarsi është një nga lojtarët e rinj më të vlerësuar te Barcelona. Trajneri Hansi Flick dhe drejtuesit e klubit kanë një besim të madh te 19-vjeçari. Ai është nën kontratë me Barcelonën deri në vitin 2029 dhe ka një klauzolë largimi 500 milioën euro. Ndërkohë, oferta e parë e PSG pritet të jetë rreth 80 milionë euro.