Prapaskenat/ Si u kris raporti mes Tares dhe Furlanit te Milani dhe pse ndodhën ndryshimet

Prapaskenat/ Si u kris raporti mes Tares dhe Furlanit te Milani dhe pse ndodhën ndryshimet

Zhvillimet në prapaskenë te Milani zbulojnë një krisje në nivelet e larta drejtuese, ku përplasja e strategjive mes drejtorit Igli Tare dhe administratorit të deleguar Giorgio Furlani solli kaosin e brendshëm. Çarja përfundimtare mes të dyve duket se nisi me transferimin e Riçit, një lëvizje e kryer e krejtësisht nga Furlani pa marrë më parë miratimin e Tares dhe trajnerit Alegri. Ky operacion u favorizua dukshëm nga raportet e ngushta, pasi agjenti i lojtarit, Busardo, njihet si mik i afërt me ish-administratorit kuqezi. Distanca mes palëve u thellua akoma më tej në zgjedhjen e lojtarëve për mesfushën, ku Furlani vendosi veton kundër afrimit të Granit Xhakës, i cili ishte përzgjedhja kryesore e Tares. Në vend të tij, Busardò mori një mandat të ri direkt nga...