Pezullohen ndërtimet në zonat turistike gjatë sezonit, lejohen vetëm ndërhyrje të vogla gjatë orarit 08:00-17:00
Punimet e ndërtimit në zonat turistike do të pezullohen gjatë sezonit duke përfshirë nga pikat e nxjerrjes dhe përpunimit të inerteve, te hedhja e themeleve e gërmimit si dhe çdo punim që shkakton zhurma e ndotje. Përjashtim bëjnë vetëm ndërhyrjet e vogla dhe ngritja apo sistemimi i kantiereve që duhet të realizohen brenda fashës orare 08:00-17:00. V E N D I M PËR PEZULLIMIN E PUNIMEVE TË NDËRTIMIT DHE TË AKTIVITETEVE TË LIDHURA ME TO NË ZONAT TURISTIKE GJATË SEZONIT TURISTIK 2026 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 30/1, të ligjit nr.93/2015, “Për turizmin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Pezullimin e punimeve të ndërtimit...
Burimi:
sot.com.al