Qeveria i hap rrugë misionit ushtarak në Gaza, miratohet dërgimi i forcave shqiptare në operacionin ndërkombëtar

Qeveria i hap rrugë misionit ushtarak në Gaza, miratohet dërgimi i forcave shqiptare në operacionin ndërkombëtar

Shqipëria ka hedhur hapin zyrtar për pjesëmarrjen në misionin ndërkombëtar në Gaza. Këshilli i Ministrave miratoi këtë të mërkurë projektligjin për angazhimin e Forcave të Armatosura në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, i cili parashikon që numri maksimal i personelit të Forcave të Armatosura që mund të marrë pjesë në mision të jetë 40 ushtarakë. Sipas dokumentit, misioni i kontingjentit shqiptar do të përfshijë mbështetjen e operacioneve të sigurisë dhe stabilitetit, mbrojtjen e personelit, objekteve dhe infrastrukturës së misionit, mbështetjen e operacioneve humanitare, monitorimin dhe raportimin e situatës së sigurisë, si edhe detyra të tjera në përputhje me mandatin e misionit, në kuadër të Bordit të Paqes. Projektligji parashikon gjithashtu që ushtarakët pjesëmarrës, përveç pagës mujore, të përfitojnë dieta për ditët e qëndrimit...