Zyrtare/ Elbasani prezanton goditjen e madhe në merkato, ish-lojtari i Barcelonës që ka shënuar në Botëror vjen në Superiore

Zyrtare/ Elbasani prezanton goditjen e madhe në merkato, ish-lojtari i Barcelonës që ka shënuar në Botëror vjen në Superiore

Elbasani ka prezantuar sot goditjen e madhe në merkato. Moussa Wague është veshur verdheblu. Bëhet fjalë për lojtarin 27-vjeçar që vjen në “Abissnet Superiore” me një CV të pasur. Senegalezi luan në rolin e qendërmbrojtësit dhe në të shkuarën ka qenë pjesë e Barcelonës dhe e Nicës në Francë. Gjithashtu pjesë e së shkuarës së tij kanë qenë edhe PAOK-u me Goricën, ndërsa përvoja e fundit ka qenë me ekipin e Panserraikosit në elitën e Greqisë. “Moussa Wague i bashkohet ekipit tonë pas eksperiencës së fundit në Superligën greke me Panserraikos. Mbrojtësi i djathtë ka debutuar në La Liga dhe Champions League me FC Barcelona për tu transferuar më pas në Ligue 1 me ekipin e OGC Nice. Senegalezi ka eksperienca në elitën helene me...