UEFA i shpall luftë totale FIFA-s: Do të bojkotojmë çdo kompeticion derisa Infantino të bëjë një hap pas
55 federatat anëtare të UEFA-s kanë votuar për të bojkotuar Kupën e Botës nëse FIFA vijon me planin e saj për të shitur pjesë të aksioneve në kompeticionet që organizon tek investitorë privatë. Vendimi u mor në një mbledhje urgjente të zhvilluar të enjten, ku u diskutuan propozimet që FIFA, organi drejtues i futbollit botëror, shpalli të martën. UEFA, institucioni që drejton futbollin europian, e kishte bërë të qartë kundërshtimin e saj duke publikuar dy deklarata tepër kritike ndaj këtyre planeve. Votimi i së enjtes e ka konfirmuar edhe një herë këtë qëndrim të fortë. Bojkoti do të përfshinte të gjitha kompeticionet e FIFA-s, përfshirë Kupën e Botës për meshkuj, Kupën e Botës për femra dhe Kupën e Botës për Klube. Ai do të hynte...
Burimi:
javanews.al