Reforma Territoriale/ Avokati: Të bashkosh Selenicën me Vlorën është tmerr!
Avokati Edmond Petraj ka kundërshtuar bashkimin e Bashkisë së Selenicës me Vlorën në kuadër të reformës territoriale, duke e cilësuar këtë vendim si të gabuar dhe të dëmshëm për banorët e zonës. I ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus, Petraj tha se Selenica ka një histori dhe identitet të ndryshëm nga Vlora, duke theksuar se zona ka ekzistuar më herët dhe përfaqëson një pjesë të rëndësishme të Labërisë. Ai theksoi gjithashtu se Bashkia e Selenicës ka një performancë të mirë në rang kombëtar dhe mund të zhvillohet më tej si njësi më vete. Petraj shtoi se banorët e Selenicës kanë një identitet të ndryshëm nga ai i Vlorës dhe se shkrirja e bashkisë do të ndikonte në komunitetin lokal. Pjesë nga biseda:...
Burimi:
vizionplus.tv