Prapaskena/ Murinjo ia rrëmbeu Silëb Barcelonës nga duart

Prapaskena/ Murinjo ia rrëmbeu Silëb Barcelonës nga duart

Futbollisti Bernardo Silva është zyrtarisht lojtar i ri i Realit të Madridit. Mesfushori portugez i bashkohet madrilenëve si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Mançester Sitin, duke firmosur deri në vitin 2028. Sipas mediave spanjolle, Barcelona kishte arritur një marrëveshje paraprake me 30-vjeçarin që në fund të muajit maj dhe konsiderohej favorite për transferimin e tij. Megjithatë, situata ndryshoi pas ndërhyrjes së trajnerit Hoze Murinjo, i cili e bindi lojtarin të transferohej në “Santiago Bernabeu”. Pas kontakteve me drejtuesit e Real Madridit dhe bisedës me Murinjon, Bernardo Silva vendosi të refuzojë Barcelonën dhe të zgjedhë klubin madrilen. Portugezi mbyll kështu një aventurë të suksesshme në Mançester Siti, ku fitoi 19 trofe, përfshirë Ligën e Kampionëve dhe gjashtë tituj të Premier League.