Pësuan 6 gola nga Anglia, mbrojtësi i Francës: Kjo ndeshje nuk duhej zhvilluar
Ndeshja mes Anglisë dhe Francës përfundoi me një rezultat që askush nuk e priste. “Tre luanët” fituan medaljen e bronxit pas fitores 4-6. Por përkushtimi dukej se nuk ishte maksimal për këtë sfidë. Vendi tretë nuk i nxit lojtarët të nxjerrin më të mirën e tyre dbe për këtë arsye Kundeja ka thënë pas ndeshjes se kjo lojë nuk duhej zhvilluar. “Mendoj se kjo ndeshje nuk duhej të zhvillohej, ashtu siç nuk kishte ndeshje për vendin e tretë në EURO. Synimet e mia personale? Shpresoj të kem një sezon vërtetë të jashtëzakonshëm, të pushoj shumë për t’u rikthyer më i fortë, të zhvilloj një sezon më të mirë se i mëparshmi dhe ta ndihmoj FC Barcelonën në maksimum”, ka deklaruar Zhyl Kunde./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com