Parashikimi i ecurisë në vazhdim të Botërorit 2026, pas ndeshjeve të para të grupeve

Parashikimi i ecurisë në vazhdim të Botërorit 2026, pas ndeshjeve të para të grupeve

Ndeshjet e para të Botërorit 2026 kanë dhënë tashmë sinjale të rëndësishme për forcën e skuadrave. Mes skuadrave të mëdha, Franca, Argjentina, Gjermania dhe Anglia janë konfirmuar, ndërsa Brazili, Spanja dhe Portugalia kanë zhgënjyer. Megjithatë, turneu është ende shumë i gjatë dhe kujtohet Botërori 2022, kur Argjentina humbi ndeshjen e parë ndaj Arabisë Saudite dhe më pas u shpall kampione. Sipas llogaritjeve statistikore të “Football Meets Data”, e cila përdor modele që analizojnë rezultatet, golat, shanset, “expected goals” dhe faktorë historikë, është ndërtuar një simulim i mundshëm i gjithë fazës me eliminim direkt të Botërorit 2026. Draw in 🇨🇩 v 🇵🇹 resulted in quite a shift in the projected bracket! 🇨🇴 Colombia and 🇵🇹 Portugal now switched positions, and the entry of K3 into the...