Paraqitja e legjionarëve, spikatën Ramadani e Muçi me objektiva të realizuara
Adriatik BALLA Paraqitja e lojtarëve shqiptarë në këto xhiro të fundit të kampionateve të ndryshme europiane ka qenë e mirë dhe një pjesë kanë mundur të ndihmojnë në realizimin e objektivave të skuadrave të tyre. Kështu, me sezonin futbollistik që po shkon drejt fundit dhe grumbullimet e Kombëtareve që nisin javën e ardhshme, legjionarët shqiptarë vijojnë të japin kontribut të rëndësishëm me skuadrat e tyre në kampionatet europiane. Ernest Muçi ishte një nga protagonistët kryesorë të javës në futbollin turk. Sulmuesi kuqezi fitoi Kupën e Turqisë me Trabzonsporin, pasi skuadra e tij triumfoi 2-1 ndaj Koniasporit në finale. Muçi u aktivizua si titullar dhe dha një kontribut të rëndësishëm gjatë gjithë takimit, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur në suksesin e Trabzonsporit. Paraqitje...
Burimi:
sot.com.al