Pa mua Portugalia s’kishte asnjë titull/ Ronaldo: I dhashë ekipit tre trofe, Evropiani vlen sa Botërori
Eliminimi i Portugalisë nga Botërori 2026 në fazën e 1/8-ave ka shënuar edhe fundin e një epoke. Humbja 1-0 ndaj Spanjës, e vendosur nga goli i Mikel Merinos në minutën e 91-të, ishte ndeshja e fundit e Cristiano Ronaldos me fanellën e kombëtares portugeze. Pas sfidës, 41-vjeçari konfirmoi se po i jep fund karrierës së tij ndërkombëtare, duke mbyllur një rrugëtim historik me Portugalinë. Ronaldo largohet si futbollisti i parë që ka marrë pjesë në gjashtë edicione të Kupës së Botës, edhe pse pa arritur të fitojë trofeun më të madh të futbollit. Në deklaratën e tij, sulmuesi portugez vlerësoi kontributin që ka dhënë për kombëtaren, duke kujtuar sukseset historike të arritura gjatë epokës së tij. “Do të zgjohem nesër njësoj siç u zgjova sot, me...
Burimi:
ntv.al