“Open Stage” me të rinj shqiptarë në Amerikë, FSHF nis seleksionimin e radhës
Përfaqësuesja e Shqipërisë në të gjitha kategoritë e moshave më së shumti i ka lojtarët që vijnë nga jashtë. Madje Kombëtarja A nuk ka asnjë element që luan në kampionatin shqiptar, e këtu është fjala për formacionin titullar por edhe ata që luajnë zëvendësues. Edhe nëse ftohet ndonjë ai është sa për statistikë. Ndërkohë, një nga nismat më të rëndësishme të Federatës së Futbollit vijon të mbetet identifikimi dhe afrimi i talenteve shqiptare që jetojnë jashtë vendit, veçanërisht në SHBA dhe Kanada. Në këtë kuadër, më 27 qershor do të zhvillohet “Open Stage”, një ditë seleksionimi e dedikuar për futbollistët e vitlindjeve 2010, 2011, 2012, 2013 dhe 2014. Aktiviteti do të organizohet nga ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli dhe do të zhvillohet në kompleksin...
Burimi:
sot.com.al