Chivu para ndeshjes ndaj Juventusit: Në merkato kërkojmë lojtarë të nivelit të lartë, duhet durim
Në prag të përballjes me Juventusin, që mbyll turneun ndërkombëtar të Interit, trajneri Cristian Chivu foli për merkaton dhe kërkoi qetësi. “Jemi të qetë dhe të vetëdijshëm për vlerën e skuadrës. Kemi nevojë të rrisim nivelin, me lojtarë që dinë të jenë pjesë e një grupi të bashkuar, që ka bërë gjëra të mëdha. Duhet të plotësojmë një ‘puzzle’ që ende nuk është i përfunduar. Nuk ka afat, merkatoja është e gjatë dhe duhet durim”, – tha Chivu. Për krahun e djathtë, rumuni pranoi: “Për arsye të ndryshme zgjedhjet tona nuk u realizuan. Po punojmë për të shtuar cilësi dhe eksperiencë. T’i lëmë drejtuesit tanë të qetë”. Duke folur për turneun, Chivu u shpreh i kënaqur: “Na mungojnë disa pjesë, por kemi edhe disa javë...
Burimi:
telesport.al