Interi “përqafon” yjet e Botërorit. Lautaro, Thuram dhe Stones rikthehen më 9 gusht
7 Gusht 2026 11:12 Alfred Lleshi Interi po përgatitet të mirëpresë lojtarët e vet, që u rikthyen nga angazhimet me kombëtaret në Botëror. Pas zhgënjimeve të përjetuara, Marcus Thuram dhe Lautaro Martinez do të nisin përgatitjen në “Appiano Gentile” të dielën, më 9 gusht. Së bashku me ta do të jetë edhe përforcimi i ri i zikaltërve, John Stones, i cili mbërriti si lojtar i lirë pas largimit nga Manchester City në fund të sezonit të kaluar. Ndërkohë, Interi, të shtunën, më 8 gusht, në orën 13:00 sipas orës italiane, do të përballet me Juventusin në një miqësore në Perth, pas barazimit 1-1 ndaj Milanit në derbi. Pas kthimit në Itali, testi i fundit para nisjes së kampionatit do të jetë sfida ndaj Betis Sevilla, i...
Burimi:
telesport.al