Nuk ka ndodhur kurrë në 100 vite histori Botërori! Brazili, Anglia dhe Portugalia nuk e fitojnë dot Botërorin
Një statistikë rrëqethëse po bën xhiron e botës sportive, duke vënë në pikëpyetje ëndrrat e tre gjigantëve të futbollit: Brazilit, Anglisë dhe Portugalisë. Që nga edicioni i parë i Kupës së Botës në vitin 1930, kanë kaluar 23 turne, por asnjë ekip kombëtar nuk ka arritur të shpallet kampion duke u drejtuar nga një trajner i huaj. Historia është e qartë: të gjithë fituesit e deritanishëm kanë pasur trajnerë të së njëjtës kombësi. Sot, ky “mallkim” rëndon mbi superyjet si Vinícius Júnior, Harry Kane dhe Cristiano Ronaldo. Me Carlo Ancelottin te Brazili, Thomas Tuchelin te Anglia dhe Roberto Martínezin te Portugalia, këto tri kombëtare po sfidojnë një traditë që i ka rezistuar çdo brezi për gati një shekull. A do të jemi dëshmitarë të thyerjes...
Burimi:
sportekspres.com