Nico Paz dhe Real Madrid nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët, Inter përgatit ofertën e parë për argjentinasin
21 Qershor 2026 11:40 Telesport Nico Paz është kthyer së fundmi në një problem më vete për Real Madrid. Argjentinasi preferon të qëndrojë edhe një sezon te Como, ndërsa te Real Madrid duan ta rikthejnë që këtë verë. Në këtë situatë mund të përfitojë Inter. Nico Paz është prej kohësh objektiv madhor i zikaltërve, të cilët janë gati të bëjnë një sforco të madhe ekonomike për të. Real Madrid ka lënë të kuptohet se do të hiqnin dorë nga Nico Paz, vetëm për shifrën 60 milionë euro. Ajo që mund të thuhet deri tani është se Nico Paz gjendet në një trekëndësh Como-Real Madrid-Inter. E ardhmja e argjentinasit me siguri do të vendoset pas Botërorit, pasi tani është totalisht i fokusuar te kombëtarja e tij.
Burimi:
telesport.al